Skrapari qendër turistike, Adriatik Mema: Mbështetje biznesit dhe fermerëve, garanci kemi qeverinë

schedule19:45 - 30 Prill, 2023

schedule 19:45 - 30 Prill, 2023

Transformimi i Skraparit në një qendër të turizmit”, ky është synimi i kandidatit të Partisë Secialiste, Adratik Mema i cili deklaron se në programin e tij si kryetar bashkie ka edhe mbështetje për biznesin dhe fermerët.

Mema tha se garanci për këtë ka mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit, Edi Rama.

Unë do të jem disponibël për të dëgjuar zërin tuaj. Për të punuar me Këshillin e Ardhshëm të Bashkisë në mënyrë që të marrim vendimet e duhura për të mirën e qytetarëve dhe për të transformuar Skraparin, gjithnjë e më shumë në të ardhmen.

Fëmijët, mosha e tretë, partneriteti me bizneset, inkurajimi i projekteve në blegtori e bujqësi do të jenë prioritet në mandatin që vjen.

Promovimi i turizmit do të jetë po ashtu një nga prioritet madhore dhe për këtë jemi duke punuar me qeverinë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për të transformuar rrënjësisht disa lokacione turistike, përgjatë kanioneve, duke filluar nga Varishti për t’i kthyer atij magjinë e dikurshme.

Të dashur bashkëqytetarë gjithçka sa përmenda garancia më e madhe është mbështetja e kryeministrit, mbështetja e qeverisë shqiptare. Do të nisim së bashku një rrugëtim të ri, të gjatë, por transformues për Skraparin, në  qytet dhe në çdo fshat, ndaj ju ftoj edhe njëherë të votoni Partinë Socialiste, të votoni numrin 2, nuk do të zhgënjeheni”, tha kandidati i PS.r.t/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!