Skocia shpall listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Në përbërje ka shumë yje të Premier Ligës, që luajnë me Liverpool-in apo Manchester United.
Tashmë i njohim kundërshtarët.
Skocia, rivale e Shqipërisë në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve në 10 Shtator, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar, diçka që e bëri publike trajneri Aleks Meklish.
Ndryshimet janë të mëdha për ekipin e dytë përfaqësues më të vjetër në botë, që gjithsesi, nuk është në vitet e arta të dikurshme.
Për Skocinë kthehen lojtarët e Celtic, që trajneri i la jashtë gjatë turneut veror, për të pasur mundësi që të pushonin.
Meklish ka thirrur për herë të parë kapitenin e Skocisë U21, Xhon Skutër, një mbrojtës qendre.
Po ashtu, janë thirrur Xhoni Rasëll dhe Stefën O’Donëll.
Trajneri ka lënë jashtë liste Robert Snodgrasin e Uest Hemit dhe Mat Riçin e Njukasëllit, ndërsa Xhejms Mekartur i Kristël Palasit është i dëmtuar.
Ndër futbollistët e sotëm, spikat mbrojtësi i Liverpool-it, Andi Robertson, që po shkëlqen që nga sezoni i kaluar.
Po ashtu, mesfushori i Manchester United, Skot Mektominej, edhe pse këtë edicion ai ka hyrë vetëm një herë në fushë si zëvendësues.
Skocia luan një miqësore ndaj Belgjikës, nënkampione të botës, në 7 Shtator, ndërsa në 10 Shtator pret Shqipërisë, me të dyja ndeshjet në “Hampden Park” të Glasgow.
Kombëtarja shqiptare luan më parë, në 7 Shtator, po për Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”./abcnews.al