Pubet, baret dhe restorantet në Skoci do të detyrohen të mbyllen midis orës 18:00-06:00 si pjesë e kufizimeve të koronavirusit.
Alkooli gjithashtu do të ndalohet rreptësisht në ambientet e brendshme të lokaleve. Baret, lokalet dhe restorantet do të hapen nga ora 06:00 deri në orën 18:00, ndërkohë që vetëm hotelet mund të shërbejnë.
Përjashtimet nga rregullat përfshijnë ngjarje të rëndësishme si dasmat dhe ceremonitë mortore.
Shumë pube pritet të mbyllen në qytete si rezultat i kufizimeve, por në zonat e thella dhe rurale ato do të ofrojnë shërbim për komunitetet lokale. Kufizimet pritet të jenë në fuqi për një periudhë prej 16 ditësh, si një masë kundër koronavirusit.
Vendet me hapësira të mbyllura si: bowling, kazinotë, sallat e bilardove gjithashtu do të mbyllen dhe nuk do të shërbejnë alkool.
Rregulli i Skocisë “gjashtë nga dy”, që do të thotë se lejohet një maksimum prej gjashtë personash nga dy familje të ndryshme që të mblidhen së bashku, do të vazhdojë./abcnews.al