Skocia miraton vaksinimin kundër Covid për fëmijët e moshës 5-11 vjeç

schedule15:26 - 16 Shkurt, 2022

schedule 15:26 - 16 Shkurt, 2022

Sipas një njoftimi të ministres Nicola Sturgeon, të gjithë fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç do të mund të vaksinohen kundër Covid. Njoftimi i Sturgeon erdhi pasi Uellsi u bë vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që miratoi vaksinimin e fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç.

Anglia pritet të ndjekë të njejtin shembull së shpejti.

Rikujtojmë se të katërta vendet kishin miratuar vaksinimin e fëmijëve më të rrezikuar të moshës 5 deri në 11 vjeç. Gjatë vitit të kaluar, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) miratoi vaksinën Pfizer për grupmoshat 5 deri në 11 vjeç.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 18,393,951 raste dhe 159,839.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!