Ministrja e Skocisë Nicola Sturgeon tha se vendi do lehtësojë masat duke filluar nga 2 prilli, duke hequr një nga rregullat më të ashpra të qëndrimit në shtëpi.
Njerëzve do t’u kërkohet mos të udhëtojnë jashtë zonës së tyre. Kopshtet dhe parukierit do të rihapen më 5 prill ndërsa dyqanet dhe palestrat janë planifikuar të rihapen më 26 prill.
Qeveria Skoceze do të njoftojë azhurnimet e mëtejshme të martën e ardhshme, dhe në 20 Prill.
Vendi regjistroi 411 raste të reja dhe 12 viktima gjatë 24 orëve.
Një total prej 2,436,398 personash kanë marrë dozën e tyre të parë të një vaksine kundër koronavirusit, dhe 338,443 kanë marrë dozën e tyre të dytë. Sturgeon tha se numri mesatar i rasteve kishte rënë me tre të katërtat që nga fillimi i janarit dhe numri i viktimave ishte ulur me më shumë se 80% në dy muajt e fundit./abcnews.al