Skocia bëhet vendi i parë në botë që ofron produkte falas për menstruacionet

schedule08:41 - 17 Gusht, 2022

schedule 08:41 - 17 Gusht, 2022

Skocia është bërë vendi i parë në botë që do tu ofrojë grave dhe vajzave produkte falas ( peceta menstruale dhe tamponë) për menstruacionet.

Sipas ligjit të ri produktet për menstruacionet do të shpërndahen përmes strukturave arsimore dhe institucioneve lokale nëpër qytetet e vendit.

Projektligji u propozua nga deputetja laburiste Monica Lennon , e cila që prej vitit 2016 ka luftuar për t’i dhënë fund të ashtuquajturës ” varfëri e periodave “, siç është quajtur pamundësia financiare e një pjese të madhe të popullsisë femërore për të blerë produktet e nevojshme të higjienës personale për menstruacionet.

“ Ky është një tjetër moment historik i madh për vendin tinë.  Ndërsa kriza ekonomike shpaloset, ligji për produktet falas të menstruacioneve tregon se çfarë mund të arrijnë politikanët nëse bashkohen për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Monica Lennon.

Kostoja e produkteve menstruale në Skoci shkon deri në 8 paund në muaj për një grua.

Megjithatë ka shumë gra në Estoni që nuk kanë mundësinë financiare të mbulojnë kostot e këtyre produkteve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!