Disa persona u plagosën të premten mbrëma kur dy trena u përplasën në një stacion në veri të Skocisë, sipas një zëdhënësi të Policisë së Skocisë. “Rreth orës 19:00. me orën lokale ne u lajmëruam për një përplasje midis dy trenave në stacionin Aviemore”, shpjegoi zëdhënësi në rajonin e Highlands.
Dy persona u dërguan në një spital aty pranë, ndërsa një numër personash të tjerë u trajtuan në vendngjarje. Sipas mediave britanike, një nga dy trenat e përfshirë në përplasje ishte treni historik Flying Scotsman, me një motor me avull që u restaurua vetëm vitin e kaluar.
Në momentin e përplasjes njëri nga dy trenat është ndalur./abcnews.al