Kamberi pas fjalës shqip në Kuvendin e Serbisë: Me kryepolicin e ri po institucionalizohet gjuha e urrejtjes

schedule09:17 - 10 Shkurt, 2021

schedule 09:17 - 10 Shkurt, 2021

Përfaqësuesi i shqiptarëve, Shaip Kamberi tërhoqi vëmendjen mediatike ditën e djeshme teksa trajtoi në Kuvendin serb përdorimin e termit “Skiptar”, terminologji e cila u legjitimua në Gjykata.

Ndërsa e konsideron fyerje, Kamberi ngre këtë shqetësim ndërsa kërkon të ndalet gjuha e urrejtjes dhe fyerja ndaj qytetarëve shqiptare.

Lexo edhe: Replikon me Ivica Daçiç, Shaip Kamberi mban fjalimin e parë shqip në Kuvendin e Serbisë

Ajo çfarë tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte edhe fjalimi në gjuhën shqipe në parlament, për të cilin Kamberi thotë se Gjuha dhe flamuri janë identitete të rëndësishme kombëtare.

“Me kryepolicin e ri po tentohet të institucionalizohet një gjuhë e tillë që është fyese dhe shpreh urrejtje ndaj shqiptarëve. Aleksandër Vulin ka përdorur për mediat serbe këtë terminologji. Gjykata ka zvarritur proceduarën për një vit me radhë dhe dy ditë më parë e ka konsideruar të ligjshme formën e shprehjes fyese të Vulin”, tha ai.

Gjatë bisedës Kamberi deklaroi se strukturat aktuale pavarësisht se gjendet në procesin e integrimit të BE, nuk po mund të shmangin të kaluarën.

Teksa u ndal tek fjalimi në Kuvendin serb ku edhe ngriti shqetësimin për këtë çështje, ai tha se pati tentime për të bllokuar fjalimin, duke thënë se kjo nuk ndikoi që të mos e përfundonte fjalimin.

“Kam përdorur dy elemente të rëndësishme për identitetin kombëtar. Kur kam vendosur flamurin kombëtar kam shpërfaqur barazinë që duhet të ndërtohet ashtu siç serbët e përdorin në Kosovë lirshëm, në Maqedoni kam kërkuar të përdoret edhe në luginën e Preshevës”, tha Kamberi.

Gjithashtu ai shtoi se Prishtina dhe Tirana duhet të harrojë një strategji të përbashkët për luginën e Preshevës, për të ndihmuar shqiptarët atje, pasi thekson se janë në përballje me një shtet i cili diskriminimin e institucionalizon duke u kthyer 50 vite pas në kohën e famëkeqit Aleksandër Rankoviç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!