Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 41 dhe 45 vjeç. Shqiptarët të arrestuar nga karabinierët në Varese ishin pjesë të një bande, prej katër personash. Pjesëtarët e kësaj bande ishin të gjithë me kombësi shqiptare. Shqiptarët janë arrestuar me akuzën për vjedhje të automjeteve dhe të apartamenteve nën kërcënimin e armëve. Dy të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e 5 “Range Rover”, një makine të tipit “Jaguar F”, grabitje bizhuterish si dhe për vjedhje nën kërcënimin e armëve brenda shtëpive në provincat e Ravenna dhe Brescia.
Në bashkëpunim me zyrat e Policisë Gjyqësore Polaria në Malpensa policia e ka nisur operacionin që në Shtator të vitit të kaluar. Nga vëzhgimi i kamerave u bë i mundur zbulimi i aktivitetit dhe itinerarit të përshkruar prej tyre gjatë vjedhjes së automjeteve.
U zbulua se ata kishin dy garazhe nëntokësorë, ku grumbullonin makinat e vjedhura me qëllim që vendndodhja e tyre të mos zbulohej nga sistemet satelitore. Gjatë operacionit, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, automjeti u përmbys për shkak të shpejtësisë./abcnews.al
“Skifterët” kapen mat duke vjedhur “Range Roverin”
schedule15:09 - 21 Nëntor, 2019
schedule 15:09 - 21 Nëntor, 2019