Në forumin ndërkombëtar ndërkombëtar ekonomik në Tiranë, Linda Rama foli për skepticizmin që e ka ‘përndjekur’ për faktin se është gruaja e kryeministrit.
Ndërsa iu përgjigj pyetjeve në Forum, ajo tha se është munduar të ruajë një identitet profesional dhe personal edhe pse sic u shpreh ka qenë shumë e vështirë.
“Në fillim mendova se kisha shtuar një dimension profilit tim dhe më pas kuptova duhet të ruaj identitetin tim profesional.ishte shumë e vështirë, po i thoja të gjithëve se do punoj njësoj si më parë. Nuk kam një kujdestare për djalin tim, unë gatuaj vetë. Është e vështirë t’i bësh njerëzit të kuptojnë se mund të bësh shumë gjëra në aspektin humanitar. Përgjatë viteve mendoj se kam bërë atë çfarë synoja të bëja e ku besoja.
Pashë që niveli i besimit është rritur dhe në fakt Edi tha që u ndje mirë kur zgjodhët Shqipërinë në raport me Francën në Evropë por kam pasur edhe unë moment që kam ndjerë fuqizim. Vitin e kaluar kur të gjithë anëtarë të opozitës në parlament u mblodhën bashkë dhe iu kërkuan institucioneve ndërkombëtare për të mos pranuar në asnjë projekt të tyrin dhe thashë duan të nxjerrin Edin nga detyra, pse mua? Ishte diçka shumë e mirë të shihje që kisha një profil që ishte si të thuash më me fuqi sesa e kryeministrit. Mendoj se profesionizmi, pavarësia dhe të qenit i drejtpërdrejtë për të thënë gjithçka që mendon në mënyrë të thjeshtë dhe për më tepë të qenit me njerëz gjatë gjithë kohës e konkurron politikën. Këto profile janë të fuqishme. Ndaj njerëzit janë kaq të fortë se në jetët e tyre normale janë profesionistë” u shpreh ajo./abcnews.al

