Nga Shkupi, ku ndodhej për një vizitë zyrtare, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak konfirmoi se disa vende të BE-së janë skeptike për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Në një konferencë shtypi, Lajçak citoi si shembull rezolutën e Parlamentit holandez që thotë se vendi është kundër hapjes së negociatave. “Mendoj se koha nga tani deri në tetor duhet të përdoret nga qeveria në Tiranë për të adresuar shqetësimet që ekzistojnë mes disa vendeve”, deklaroi Lajçak. Ai shtoi se ka shtete anëtare që thonë gjithashtu se ky nuk është momenti i duhur për zgjerimin, se Brukseli duhet të fokusohet tek Breksit dhe tek proceset konsoliduese./ABC News Albania 24/7
“Skepticizëm për Shqipërinë në BE”, flet Lajçak

schedule19:30 - 19 Qershor, 2019
schedule 19:30 - 19 Qershor, 2019