Skënderi: Ka ardhur koha që Tirana të drejtohet nga një njeri normal

schedule18:25 - 26 Qershor, 2019

schedule 18:25 - 26 Qershor, 2019

Arben Skënderi i ftuar në studion e Abc News me Mirela Milorin tha se 30 qershori do të jetë në gjendje të mjerueshme. I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se përse qytetarët duhet të votojnë Bindjen Demokratike, Skënderi tha se ka ardhur momenti që Tirana të drejtohet nga një njeri normal.

Mirela Milori: Si e shihni 30 qershorin? Do ketë ngarkesa?

Arben Skënderi: Alternativa është ajo që i frymëzon njerëzit. Pse duhet të çohen njerëzit te lufta? 30 qershori do të jetë në gjendjen më të mjerueshme.

Mirela Milori: Ju do të hyni në zgjedhje, pse qytetarët do të votojnë ju?

Arben Skënderi: Unë jam një djalë që i ngjaj shumë të tjerëve në këtë qytet. Ka ardhur momenti që Tirana të drejtohet nga një njeri normal. Sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës është i kapur. Gjithë fushatën që po bën thjesht po reciton të njëjtat vjersha si 4 vjet më parë.

Mirela Milori: Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Arben Skënderi: Erion Veliaj do të përballet me një votë ndëshkuese kësaj radhe. Ka ardhur koha që njerëzit ta shohin realisht. Keni për tu çuditur për proporcionin që ka për të marrë Bindja Demokratike. Jemi grupim njerëzish që po zmadhohet çdo ditë. Ne do jemi këtu dhe më të fortë se dje, por askush nga ne nuk ka për ta shitur dinjitetin e vet.

Mirela Milori: Nuk keni frikë se mund të shkojë si Gjergj Bojaxhi apo Ben Blushi?

Arben Skënderi: Emrat që ju përmendët kanë qenë njerëz që kanë qenë shtojca. Ndërsa ne kemi dalë në opozitë me familjen tonë. Largimi ynë ka qenë për tu distancuar. Ne sot jemi të organizuar me koordinatorë dhe nuk i japim llogari askujt. Unë nuk e shes dinjitetin tim për asgjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!