Skënderbeu vendos rekord

schedule17:44 - 18 Janar, 2018

schedule 17:44 - 18 Janar, 2018

Skënderbeu vendos një rekord të ri për Shqipërinë në futbollit ndërkombëtar. Kryesuesja e Superligës realizon një ngjitje spektakolare në renditjen botërore të klubeve.

Entuziazmi është plotësisht i ligjshëm.

Skënderbeu, por edhe i gjithë futbolli shqiptar mund të gëzohet pa kufi për vitin 2017, me disa rekorde të vendosur.
I fundit në “anus mirabilis” është ai në renditjen botërore, në vendin e 47-të, sipas Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave të Futbollit, një nga organet më të specializuara dhe më kompetente, me bazë në Këln të Gjermanisë.

Kurrë më parë ndonjë ekip shqiptar nuk ka hyrë dot mes 50 më të mirëve të botës, ndërsa gjithçka kuptohet kur shikon se Kukësi është në vendin e 306-të, me Shkëndijën e Tetovës të 122-ën.
Formacioni i trajnerit Daja ka lënë prapa emra të njohur të futbollit botëror si Dortmundin, Lacion, Crvena Zvezdën apo Ajaksin e Amsterdamit.
Në krye të renditjes botërore doli Reali i Madridit, ndjekur nga Gremio i Brazilit dhe Mançester Junajtidi.

Skënderbeu kaloi 4 ture eleminatore në Ligën e Europës, duke eleminuar radhazi Sant Zhulinë e Andorrës, Kairatin e Kazakistanit, Mladën e Çekisë dhe Dinamon e Zagrebit dhe duke arritur për të dytën herë në histori në fazën e grupeve.

Pas gjashtë përballjeve të forta aty ndaj Dinamos së Kievit, Partizanit të Beogradit e Jang Bojsit të Zvicrës, Skënderbeu arriti numrin-rekord të pikëve të një ekipi shqiptar, 5, duke fituar gati 4 milionë euro.

Po ashtu, korçarët u ngjitën në vendin e 65-të në renditjen e UEFA-s.
Ecuria e shkëlqyer në Europë po vazhdon edhe në Superligën shqiptare, ku Skënderbeu është i shkëputur në vendin e parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!