Skënderbeu reklamoi rekordin e Superiores, Apolonia ia hedh poshtë direkt

schedule13:12 - 27 Maj, 2021

schedule 13:12 - 27 Maj, 2021

“16 vjeç, 4 muaj dhe 11 ditë, Skerdi Xhixho është tashmë lojtari me moshën më të re që ka debutuar në Kategorinë Superiore”.

Kështu shkruan Skënderbeu, në orët e para të ditës së sotme, ndërkohë që i kundërpërgjigjet menjëherë Apolonia.

Fierakët ua kanë hedhur poshtë rekordin paraditen e sotme, duke reklamuar adoleshentin e tyre që bëhet më i riu që luan në kampionatin elitar të futbollit në vendin tonë.

“Vetëm 16 vjeç, 4 muaj e 2 ditë. Futbollisti ynë Arlind Kurti, i datëlindjes 24.01.2005, pra vetëm 16 vjeç 4 muaj e 2 ditë, me aktivizimin e tij në ndeshjen ndaj Teutës, bëhet futbollisti me moshën më të re që ka debutuar në Kategorinë Superiore”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!