Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skënderbeu real, protestat e shumta dhe oferta e Tiranës: Dita flet hapur

schedule16:21 - 25 Janar, 2020

schedule 16:21 - 25 Janar, 2020

Skënderbeu arriti fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe Bruno Dita analizon ndeshjen në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Kapiteni i ekipit korçar i rikthehet edhe protestave të shumta në ndeshjen ndaj Partizanin dhe ka një koment për interesimin e Tiranës kundrejt tij.

Kemi shumë lojtarë të rinj, mendoj që futemi shumë në presion dhe fitojmë me vështirësi. Normalisht kemi bërë një start të mirë, kemi nisur me dy fitore. Skënderbeu real është i i ndeshjes me Partizanin, jo ky i sotmi. Ajo ndeshje duhet të jetë në mendjen tonë dhe të vazhdojmë ashtu.

E kam tepruar në protestat ndaj arbitrit në ndeshjen me Partizanin, e zgjata shumë, por isha në të drejtën time. Më erdhi keq që e dha atë penallti, vetëm arbitri  e pa ashtu. Tirana? Është kohë merkato, do ketë kështu llafesh. Nuk e di pse mediet na e nxjerrin në ditën e ndeshjes. Mbase duan të na turbullojnë pak. Si tiranas që jam, e pranoj që Tirana më ‘turbullon’.

Pozicioni? Jam i gatshëm të jap maksimumin kudo që të vendosë trajneri. Ti më njeh mirë (i drejtohet Ahmatajt), nuk jam nga ata që kënaqem me pak“, thekson Bruno Dita. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!