Skënderbeu ka rastin më të mirë për të synuar fitoren e Kupës së Shqipërisë. Trajneri Ilir Daja flet për sfidën çerekfinale ndaj Teutës, dhe tregon sesi mund të luajë.
Titulli kampion mund të quhet thuajse i fituar.
Skënderbeu i këtij sezoni, sidoqoftë, kërkon edhe më shumë, dhe pikërisht fitoren dhe të Kupës së Shqipërisë.
Ky trofe kurrë nuk ka qenë i arritshëm për korçarët, ndërsa ata janë dyshuar se kanë bërë lëshime për të qenë të sigurt në kampionat, veçse diferenca e madhe me rivalët këtë herë mund t’i lejojë të luftojnë në të dy kompeticionet.
Në Korçë luhet përballja e dytë çerekfinale, dhe kualifikimi mendohet i sigurt pas fitores 2-0 në Durrës ndaj Teutës.
Trajneri Daja flet edhe për dilemat e tij lidhur me formacionin ndaj durrsakëve.
Ilir Daja: “Kush do të veshë fanelën e titullarit te skuadra e Skëndërbeut ka gjashtë ditë kohë në seancat strëvitore për të treguar formën e vet”./abcnews.al
Skënderbeu nuk e quan të arritur kualifikimin në Kupë
schedule17:14 - 13 Shkurt, 2018
schedule 17:14 - 13 Shkurt, 2018