Skëndërbeu do të luajë kundër Kastriotit në sfidën e javës së 14-të të kampionatit, një sfidë e cila do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 16:45.
Një duel mbijetese kjo për dy skuadrat, të cilat do të kërkojnë 3 pikë, që ndaj rivalëve direkt vlejnë më shumë aq.
Trajneri Migen Memelli do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme kundër krutanëve, teksa do i duhet të bëjë pa kapitenin e ekipit.
Vangjel Zguro u ndëshkua me karton të verdhë në përballjen kundër Vllaznisë duke humbur kështu sfidën më të rëndësishme të javës atë ndaj rivalëve të tyre për mbijetesë.
Një mungesë e rëndësishme për korçarët pasi mbrojtësi i majtë është një pikë kyçe në formacion, por edhe për grintën që tregon në fushën e lojës. /f.a/abcnews.al