Skënderbeu sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, pasi këtë sezon nuk mundi të qëndronte mes më të mirëve në superligë.
Në këto kushte te skuadra korçare priten të largohen disa futbollistë, të cilët kërkojnë të transferohen në ndonjë skuadër tjetër për të vazhduar karrierën e tyre.
Tashmë “ujqërit e dëborës” mund të kthehen në një “market” pasi shumë skuadra do të tentojnë t’i “rrëmbejnë” lojtarët.
Partizani i Dritan Mehmetit është një nga klubet e para që ka menduar të “peshkojë” te korçarët, teksa kërkon të vesh me fanellën e kuqe 3 lojtarë.
Sipas “Panorama Sport” bëhet fjalë për portierin Bekim Rexhepin që shikohet tek demat is zëvendësuesi i Alban Hoxhës.
Leard Sadriu gjithashtu është një tjetër lojtarë të cilin Partizani kërkon ta bëjë të tijin, por nuk ngelet pas edhe Leonat Vitija, me demat që kërkojnë ta nisin merkton e tyre që nga mbrotja.
Po sipas burimit në fjalë mësohet se Partizani ka nisur edhe kontaktet e para për transferimin e tyre gjatë merkatos së verës. /f.a/abcnews.al