Skënderbeu në duart e KAS, vendimi pritet më 21 qershor

schedule19:00 - 22 Maj, 2019

schedule 19:00 - 22 Maj, 2019

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, KAS do të marrë vendimin përfundimtar për Skënderbeun më datë 21 qershor. Në kampin korçar e presin me padurim vendimin, pasi ka ndikim të drejtpërdrejtë në skuadër.

Skënderbeu do të duhet të presë deri në datën 21 qershor për t’u njohur me vendimin e KAS. Gjykata a Arbitrazhit Sportiv me seli në Lozanë ka njoftuar shtyrjen e vendimit në lidhje me dënimin me 10 vite nga kupat e Evropës për juglindorët. Fillimisht u raportua se KAS do të jepte vendimin në muajt në vazhdim por tashmë kemi një datë fikse ku do të mësohet nëse do të qëndrojë apo rrezohet dënimi i  UEFA-s.

Në kampin korçar ka optimizëm pas tërheqjes së disa dëshmitarëve gjithsesi rreziku ekziston ende. Kjo pasi KAS mund të lërë në fuqi vendimin për shkak se data kur do të merret vendimi përfundimtar bie ndesh me shortin e fazës eliminatore të Evropa League edhe nëse Skënderbeu listohet mes skuadrave që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kupat e Evropës.

Kjo për shkak se shorti do të hidhet në datën 18 qershor. Vendimi i KAS është jetik për Skënderbeun që është dënuar me 10 vite nga kupat e Evropës. Ndoshta një vendim pozitiv do të ndryshonte të ardhmen e kësaj skuadre dhe do ta rikthente në nivelet më të larta./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!