Skënderbeu, Mal Berisha apelon: Rinia të kthejë kokën nga Shqipëria

schedule23:05 - 17 Janar, 2019

schedule 23:05 - 17 Janar, 2019

Ish-ambasadori Mal Berisha ka folur në studion e Mbrëmje në ABC News në lidhje me  figurën e Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar. I frymëzuar nga heroi Mal Berisha apelon që edhe të rinjtë që janë bërë të sukseshëm në vende të huaja të kthejnë kokën nga Shqipëria, sikurse Skënderbeu.

“Jemi në një moment eksodi të rrezikshëm. Po na ikën rinia, po na ikin njerëzit, ka arsye të brendshme, por edhe globale. Sot duhet ta lartësojmë figurën e Skënderbeut dhe ta mitizojmë se ka shumë djem e vajza që kanë bërë progres jashtë dhe mendoj që akti heroik i Skënderbeut qëndron në faktin kur arriti gjithçka në Perandorinë Osmane, një hero që u dërgua për pushtimet turke në Ballkan dhe në atë kohë ai bën një kthesë të fortë, lë të gjitha favoret dhe kthehet në Shqipëri, çliron vendin e vet i reziston hordhive otomane. Frymëzimi që unë ndjej që kudo që të shkojnë të rinjtë tanë, mos ta harrojnë Shqipërinë ta kthejnë kokën prapa”.

Sipas tij Skënderbeu mbetet etaloni dhe simboli i gjërave më të bukura që ka kombi shqiptar, frymëzimi dhe nxitësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!