Superliga shqiptare luan sot ndeshjen e saj kryesore. Skënderbeu kryesues pret Flamurtarin e vendit të dytë, në përballjen e orës 18:00 në Korçë.
Një ditë e keqe nuk e prish dot një sezon.
Skënderbeu tashmë e ka lënë prapa disfatën e rifillimit të sezonit me Luftëtarin dhe është rikthyer në formën e mëparshme.
Suksesi në Shkodër ndaj Vllaznisë, po për Superligën, pas atij në Durrës për Kupën, bëri që kryesuesit të shkëputen sërish, tani në 8 pikë nga vendi I dytë.
Kjo javë sjell pikërisht përballjen më të fortë, Skënderbeu-Flamurtari sot në orën 18:00, pra vendin e parë me ndjekësin më të afërt, dhe një sukses ndoshta do ta prishte kampionatin.
Flamurtari natyrisht nuk shkon në Korçë për t’u mundur.
Trajneri Shpëtim Duro bën këtë karakteristikë për ndeshjen dhe për ekipin e tij.
Gjithsesi, Duro ka edhe një akuzë për të bërë.
Nuk jam i qetë për arbitrat. Për Xhajën kemi bërë reklamim që nuk e pranojmë, po ashtu Hamitin. Më vjen keq, e kanë nisur karrierën duke bërë një lojë shumë të keqe.
Si përgjigjet kapiteni i Skënderbeut ndaj këtyre akuzave.
Vlonjatët nuk do të kenë Sidiben në këtë ndeshje për shkak kartonash, por edhe brazilianin e dëmtuar, Zhufo, veçse kthehet mbrojtësi Bicaj, sulmuesi Muarem si dhe sulmuesi i ardhur nga Lacio, Tunkara.
Korçarët kanë vetëm një mungesë, mesfushorin afrikan, Nimaga./abcnews.al