Skënderbeu fitoi bindshëm ndaj Kukësit

schedule22:10 - 18 Maj, 2019

schedule 22:10 - 18 Maj, 2019

Skënderbeu fitoi lehtësisht në transfertën e Kukësit pasi fitoi me shifrat 3-0. Partizani kampion u mund ndaj Teutës ndërkohë që Flamurtari fitoi minimalisht 1-0 ndaj Laçit

Një nga klasiket më të bukura në futbollin shqiptar të viteve të fundit, Kukëss – Skënderbeu përfundoi me fitoren e thellë të korçareve me shifrat 3-0. Serinë e golave e hap Gjergji Muzaka nga e 11 metërshi e më pas Dejvi Bregu dyfishon shifrat. Goli i trete u realizua nga Pervan në minutën e fundit të kohës së rregullt. Skënderbeu dominoi Kukësin por fitorja nuk ka shumë vlera pas vendi i tretë është pothuajse i pamundur për t’u arritur pas tre pikëve që Teuta mori ndaj Partizanit.

Progni kaloi në avantazh durrsaket në pjesën e parë ndërkohe që Kallaku vendosi fatet e takimit ne fraksionin  dytë të lojës. Në fundin e takimit Teuta luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Sidibe. Në takimin e zhvilluar në Vlorë mes Flamurtari dhe Laçit vendosi goli i realizuar nga Idriz batha në pjesën e parë. Flamurtari është tre pike larg vendit të tretë që mbahet nga Teuta./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!