Skënderbeu fare pranë evropës me fitoren 2-0 ndaj Flamurtarit

schedule23:20 - 28 Prill, 2019

schedule 23:20 - 28 Prill, 2019

Skënderbeu i dha vetes shpresë për t’u kualifikuar në Ligën e Europës me fitoren 2-0 arritur ndaj Flamurtarit në Korçë.

Kampionët merituan gjithçka pasi e dominuan plotësisht ndeshjen e javës së 31-të të Superligës, duke shënuar golat me anë të sulmuesit Blerim Krasniqi në pjesën e parë, dhe të Gjergji Muzakës me penallti në minutat e fundit.

Me këtë sukses, korçarët kanë 46 pikë, duke kaluar Laçin e duke u ngjitur në vendin e pestë në renditje, vetëm 2 pikë larg Flamurtarit që mban vendin e tretë.

Ishte një fitore e rëndësishme, në një moment të vështirë për Skënderbeun, aq më tepër që vlonjatët kishin një seri rezultatesh pozitive. Gjithsesi, edhe nëse e arrin kualifikimin për në Europë, ekipi i trajnerit Shehi duhet të presë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, që mund të anulojë ose jo dënimin e dhënë nga UEFA./abcnews.al