Skënderbeu e Laçi luajnë sot për superkupën e vitit të kaluar

schedule14:38 - 11 Gusht, 2018

schedule 14:38 - 11 Gusht, 2018

Skënderbeu e Laçi luajnë sot finalen e Superkupës së Shqipërisë. Korçarët quhen favoritë për sfidën e orës 20:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Sezonin e kaluar fitoi Tirana, po këtë vit kush ia del?

Skënderbeu e Laçi luajnë për Superkupën e Shqipërisë, në sfidën që luhet sot në orën 20:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kryeqytet.

Korçarët mund të quhen favoritë, si kampionë të vendit, edhe pse ndryshimet në ekip kanë qenë të mëdha.

Trajneri Daja është zëvendësuar nga ish-portieri dhe ish-kapiteni Orges Shehi, dhe shumë prej yjeve kryesorë janë larguar, me ekipin të përjashtuar këtë vit nga Championsi.

Gjithsesi, Skënderbeu është përgatitur fort dhe ka ende mjaft lojtarë të mirë, ndaj edhe Shehi ka besim.

Kurbinasit e nisën më shpejt sezonin, pasi morën pjesë në Ligën e Europës, ku luajtën në dy ture nën drejtimin e trajnerit Besnik Prenga.

Tashmë skuadra ka trajner të ri, Artan Mergjyshin, i cili dëshiron ta nisë karrierën me trofe.

Dy ekipet luajtën finalen e Kupës në maj dhe Skënderbeu doli fitues me rezultatin 1-0.

Skënderbeu e Laçi e kanë diskutuar një herë Superkupën, dhe në vitin 2013 ia dolën korçarët pas gjuajtjes së penalltive. /abcnews.al