Skënderbeu është në gjendje më të mirë përpara ndeshjes me Kukësin, sesa ishte përpara asaj me Partizanin. Trajneri Daja, gjithsesi, ka ende mungesa, por kërkon maksimumin në fushën e kampionëve
Përgatitjet po bëhen për të luajtur.
Jo vetëm kaq, pasi një skuadër si Skënderbeu kurrë nuk shkon në një ndeshje sa për të kaluar radhën, as atëherë kur titullin e ka thuajse të sigurt.
Trajneri Ilir Daja është gjithashtu i kënaqur sepse gjendja duket më mirë sesa në ndeshjen e kaluar, edhe pse jo krejt optimale në prag të duelit me kampionët e Kukësit.
Mos vallë trajneri i thotë këto fjalë për t’i dalë përpara ndonjë rezultati jo të kënaqshëm?
Faktet e mbështesin atë që thotë trajneri, aq më tepër me Skënderbeun që fitoi në fazën e parë në Kukës.
Daja tregon edhe një arsye më shumë për të kërkuar maksimumin.
Skënderbeu kryeson Superligën me 49 pikë pas 21 javësh, ndërsa Kukësi është I treti me 35 pikë./abcnews.al