Vota e 35 akademikëve ka vendosur në krye të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushin, i vetmi që kishte shpallur kandidaturën. Gjashtë akademikë të tjerë kanë votuar kundër tij, ndërsa nuk ka marrë pjesë në zgjedhje Artan Fuga, i cili ka deklaruar se po shkelet rregullorja e Akademisë.
Skënder Gjinushi, u shpall zyrtarisht kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai nuk kishte përballë askënd në garë, por mori 35 vota pro 6 kundër . Për herë të parë pas ndryshimeve ligjore të 2008 votoi edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare për mes postës elektronike. Ndërsa akademiku Atan Fuga nuk ishte i pranishëm, pasi sipas tij këto zgjedhje janë në kundërshtim të plotë me rregulloren që parashikon Akademia. Zgjedhjet u mbajtën me ligjin që është në fuqi, pasi projektligji është duke u shqyrtuar në komision.
Menjëherë pas procesit kreu i ri i Akademisë dhe udhëheqësi i reformës Skënder Gjinushi e cilësoi një ditë të rëndësishme për të vazhduar procesin reformues të këtij institucioni
Lidhur me procesin zgjedhor të kundërshtuar 2 vite më parë nga Kryeministri Rama, ai tha se zgjedhjet e 24 Majit janë demokratike dhe aso kohe nuk janë kundërshtuar se nuk kishte garë në postet drejtuese ashtu si në këto zgjedhje.
Edhe kandidatet për pozicionin të tjera ishin të vetëm në garë dhe u shpallen fitues me nga 35 vota secili . Nënkryetar i Akademisë Vaso Tole. Salvator Bushati në pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, dhe akademiku për pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, u konfirmua Neki Frashëri./ABC News Albania 24/7