Skënder Gega: Telushin e kërkova unë, u habita me atë që ndodhi

schedule09:56 - 4 Tetor, 2020

schedule 09:56 - 4 Tetor, 2020

Kukësi ka pësuar shumë ndryshime gjatë merkatos, ndërkohë që ka edhe një rast si Telushi që nënshkroi me verilindorët dhe luajti vetëm në Europë. Trajneri Skënder Gega ka komentuar lëvizjet e shumta dhe largimin e vlonjatit drejt Neftchi Baku.

“Një pjesë janë larguar me dëshirën e klubit dhe një pjesë tjetër insistuan vetë. Janë afruar shumë futbollistë, do të shohim se si do të shkojë. Të gjithë ata që kanë ardhur kanë patur një standard dhe një kosto. Gjërat ndodhën shumë shpejt”, tha Gega mbrëmë në emisionin “Zona Gol” në Supersport.

 

Trajneri i Kukësit foli edhe për vlonjatin: “Telushin e kam kërkuar unë, pasi mora vesh që u largua nga Partizani. Nuk kam qenë i pranishëm kur janë nënshkruar kontratat. Jam befasuar kur mora vesh që do të largohej.

E kishte bërë të tillë kontratën dhe klubi e kishte respektuar. I kërkova ta rishikonte vendimin, do t’i plotësonim kërkesat financiare, por e kishte vendosur për një sfidë të re”. /abcnews.al