Skënder Gega me COVID-19, Kukësi: Pati simptoma, kjo fitore për të!

schedule16:15 - 12 Nëntor, 2020

schedule 16:15 - 12 Nëntor, 2020

Skënder Gega konfirmohet pozitiv me COVID-19. Trajneri i Kukësit nuk ishte në stol në përballjen e Kupës së Shqipërisë kundër Besës, ndërkohë që prej ditësh ai nuk kishte dalë në stërvitje. Temperaturë dhe kollë kishin qenë simptomat, çka e kanë detyruar atë të bëjë tamponin.

Përgjigjen e ka marrë dhe tashmë edhe klubi i Kukësit ka dalë me një komunikatë dhe ia dedikon atij triumfin kundër Besës. “Klubi i Kukësit njofton se trajneri Skënder Gega ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer për Covid 19!

Trajneri Gega prej 4 ditësh ka ndjerë simptomat e para të virusit dhe ka munguar në stërvitje për të shmangur çdo kontakt me ekipin duke u vetëizoluar në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme ka kryer tamponin dhe nga përgjigja që mori ditën e sotme, ai rezultoi i prekur nga Corona Virus.

Klubi i Kukësit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë trajnerit Gega. Të presim më të fortë profesor. Kjo fitore ishte për ty”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!