Skenaristët në marrëveshje për t’i dhënë fund grevës në Hollywood

schedule09:12 - 25 Shtator, 2023

schedule 09:12 - 25 Shtator, 2023

Skenaristët e Hollivudit, greva e të cilëve paralizoi industrinë e filmit për gati pesë muaj, njoftuan mbrëmë se kishin arritur një marrëveshje parimore me studiot që do t’i lejonin ata të kthehen në punë.

Ne kemi arritur një marrëveshje në parim që mund të çojë në një marrëveshje të re (për pagat)“, tha Shoqata e Shkrimtarëve të Hollivudit (VGA) në një letër drejtuar anëtarëve, duke shtuar se marrëveshja i referohet “mbrojtjes së skenaristëve në të gjitha sektorët e veprimtarisë së tyre”.

Në letrën, të cilën e ka parë agjencia Franceze Press, nuk përmenden detajet e marrëveshjes, por bëhet me dije se detajet janë duke u përpunuar dhe fjalën e fundit do ta thonë anëtarët.

Në fillim të majit, disa mijëra skenaristë të filmave dhe televizioneve kërkuan paga më të mira, çmime më të mira në para për krijimin e shfaqjeve dhe filmave hit, si dhe mbrojtje nga inteligjenca artificiale.

Aktorët iu bashkuan atyre në mes të korrikut./abcnews.al