“Skenarin e shkroi politika, ne treguam ngjarjet”, Erand Sojli rrëfen detaje për filmin e ri

schedule10:16 - 10 Janar, 2022

schedule 10:16 - 10 Janar, 2022

“The Spark” është filmi i parë shqiptaro-amerikan që hap dyert e kinemasë në Salem, Massachusetts në datat 11, 12, 13 janar 2022, jo vetëm për artdashësit shqiptarë të filmit, por edhe për audiencën amerikane. Filmi me regji të Erand Sojlit, tingëllon njësoj si S.P.A.K, strukturë e ngritur për t’i dhënë fund korrupsionit.

Erandi dhe Rina Sojli dhanë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndanë detaje nga filmi. Erandi tha se ky prodhim pasqyron Shqipërinë e 10 viteve të fundit. “Në një mënyrë të thjeshtë jemi përpjekur që të pasqyrojmë të gjithë çfarë ka ndodhur në Shqipëri, veçanërisht 10 vitet e fundit nëpërmjet një ngjarje të vetme.

Thelbi është se çfarë mund të ndodhë nëse SPAK-u do të ishte një strukturë që do të fshinte nga faqja e dheut çdo lloj të forti si në pushtet dhe nga pikëpamja gangstereske. Skenarin e shkroi politika, ne thjesht treguam ngjarjet.”, tha mes të tjerash Erandi gjatë intervistës për gazetarët në studio.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!