Skenari i ri: Ragnick drejtor teknik, Milani gjerman piketon trajner tjetër

schedule10:20 - 15 Maj, 2020

schedule 10:20 - 15 Maj, 2020

Shumë fjalë për Milanin. Paqartësitë janë të mëdha, veç faktit që një emër duket i destinuar për të zbarkuar në qytetin e modës. Ralf Ragnick do të jetë arkitekti i kuqezinjve dhe tashmë Gazzetta Dello Sport shkruan se gjermani do të jetë drejtor teknik.

Praktikisht me këtë skenar Paolo Maldini do të duhet të largohet, edhe pse legjenda e Milanit do të kishte të njëjtin fat edhe nëse Ragnick do të ishte trajneri. Gjithçka në klubin italian do të ndërtohet me një filozofi tjetër, atë gjermane.

Kështu, edhe trajneri do të merret në Bundesliga dhe është një emër i njohur. Julian Nagelsmann, trajneri aktual i RB Leipzig, është ai që ka dalë në skenë. Sikurse kuptohet, zgjedhja nuk është aspak rastësore dhe Ragnick mendon se ai trajner do t’i vinte në jetë idetë e tij.

Vetë ai kërkon të përkushtohet në anën teknike, te moshat. Kalimi i sa më shumë lojtarëve në ekipin e parë është një objektiv, në mënyrë që Milani të mos ketë nevojë të blejë shumë. Nga ana tjetër do ishte një mundësi e mirë për të prodhuar lojtarë dhe për të përfituar financiarisht nga shitja e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!