Koloneli Arben Çuko i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për luftën në Ukrainë dhe pasojat në Ballkanin Perëndimor.
Ai u shpreh se rënia e Ukrainës do të sjellë gjendje për keqësuese, ndërsa shtoi se grupimet nacionaliste mund të marrin vrull nga rënia e Ukrainës dhe të realizojnë skenarë ushtarake.
“Besoj se rënia e Ukrainës do të sjellë gjendje përkeqësuese. Klanet, grupimet nacionaliste serbe mund të marrin vrull dhe fuqi nga rënia e Ukrainës dhe mund të realizojë skenarë ushtarake”, u shpreh Koloneli.
Ndërsa kapiten Artur Meçollari, u shpreh se “Thelbi qëndron këtu. Që Serbia mund të hysh me targa kosovare. Thelbi qëndron… sa do radikalizohet, qëllimi tyre është të tregojnë si sistemi i Kosovës nuk funksion, që është një shtet i dështuar. Ky është qëllimi i Serbisë”.
/abcnews.al