Skenari i fundit, Zlatan Ibrahimovic pasuesi i Raiola si menaxher

schedule13:07 - 1 Maj, 2022

schedule 13:07 - 1 Maj, 2022

Zlatan Ibrahimovic, në përfundim të këtij sezoni mund ta mbylle me futbollin e luajtur. Nëse del kampion me Milanin do të jetë edhe mënyrë më e mirë.

Tashmë në Itali kanë nisur të qarkullojnë lajme të ndryshme që e shikojnë suedezin si figurën kryesore të kompanisë së Mino Raiola, i cili u nda një ditë më parë nga jeta në moshën 54-vjeccare.

Familja Mino dëshiron që kompania e menaxhimit të vazhdojë dhe drejtimin do e marrë kushëriri, Vincenzo Raiola. Ai ka qenë krah Mino për 15 vite në të gjitha negociatat.

Së bashku me Sandro Martone, Vincenzo njihet mirë me të gjithë futbollistët që menaxhonte Raiola, madje ata i kanë shprehur edhe besimin për vazhdimësinë.

Me Zlatan pjesë të saj, nuk ka asnjë dyshim që kompania e ndërtua nga Mino Raiola do vazhdojë të jetë e suksesshme në mënaxhimin e futbollistëve. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!