Skenarë nga më të ndryshmet për të shkuar te Paul Pogba. Fillimisht u fol për një kalim te Emre Can nga Juventusi te Manceshter United, ndërkohë që klubi anglez do të përfitonte edhe një shumë të konsiderueshme parash.
Tani “The Sun” sjell skenarin e radhës dhe në marrëveshje përfshihet Adrien Rabiot. Mesfushori francez është kthyer në një problem te Juvetusi dhe mund të përfshihet në operacionin e rikthimit të Paul Pogba në Torino.
Rabiot ka qenë një objektiv i United më parë dhe tashmë mund ta transferojnë, duke hequr dorë nga kampioni i botës. Pogba e ka shprehur se kërkon një eksperiencë të re dhe rikthimi te Juventusi e “josh”. Bardhezinjtë do të duhet të japin Rabiot dhe 60 milionë sterlina, për të kënaqur “Djajtë e kuq”. /abcnews.al