Skenarë të “çmendur”, Chelsea ofron Brojën për mesfushorin e kombëtares angleze

schedule14:05 - 26 Qershor, 2022

schedule 14:05 - 26 Qershor, 2022

Skenarë të “çmendur” vijnë nga Anglia. Chelsea dhe West Ham po mendojë të shkëmbejnë lojtarë gjatë kësaj merkatoje.

Në mesin e këtij skenari është edhe sulmuesi i kombëtares shqiptares, Armando Broja. 20-vjeçari shqiptarë është në qendër të shumë klubeve që kërkojnë shërbimet e sulmuesit, i cili me Southampton në Premier League arriti të shkëlqente.

Nga mediat britani vjen “bomba” e radhës. Skuadra e Thomas Tuchel mund të kërkojë shkëmbimin e Brojës me Declan Rice, futbollistin e West Ham. “Çekanët” kanë shprehur dëshirën për të blerë lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa në anën tjetër Tuchel kërkon Rice në “Stamford Bridge” dhe në të tilla kushte mund të aplikohet një formulë shkëmbimi me Chelsean që do të ofronte për Rice, Armando Brojën dhe Ross Barkley.

Për 23-vjeçarin e West Ham ka interes dhe nga Manchester United dhe kampionët e Manchester City, por tani në lojë futet edhe Chelsea. Fakti që West Ham e ka në listën e dëshirave Brojën, mund të ndikojë në gjetjen e një marrëveshje për të kryer këtë operacion, që do të bënte që të gjitha palët të ishin të lumtura në fund. /f.a/abcnews.al