Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj ka është rikthyer në skenë pas tri vitesh pushim.
“Dancing With The Devil” që në shqip do të thotë “Duke kërcyer me djallin” mban titullin projekti i ri që duket se është bërë për tregun ndërkombëtar.
Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Adora, kurse për kompozimin është përkujdesur po ashtu Beatrix me artistin Eugent Bushpepa. Ky i fundit, po ashtu shfaqet në skena të nxehta në klip me 26 vjeçaren.
Videoja në anën tjetër u realizua në bashkëpunim me kompaninë ‘RA FilmHouse’.
Rikthimi i këngëtares së njohur besohet se do pritet mirë nga publiku e admiruesit, kurse sa i përket reagimeve të para ishin shumë pozitive. l.k/abcnews.al