Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë mes tyre “El Clasico” e vlefshme për Superkupën e Spanjës, ndeshje e cila do të luhet ditën e mërkurë në Arabinë Saudite.
Një nga lojtarët stabël të katalanasve, Gerard Pique ka analizuar sfidën me Realin, ndërkohë i ka paralajmëruar se blaugranat nuk janë më e njëjta skuadër që ata u përballën në La Liga.
Mbrojtësi shprehet optimist se mund të bëjnë mirë ndaj një skuadër që këtë sezon ka treguar se është një skuadër e fortë.
“Është titull dhe të gjithë i luftojmë njësoj, siç e kemi treguar historikisht. Ne mezi presim të ngremë kupën. Në gjysmëfinale, ndeshja kryesore, El Clasico dhe do të jetë e vështirë. Por mendoj se do të vijmë në një moment të mirë. Ne jemi duke u rritur. Jam optimist se mund të bëjmë mirë, të kualifikohemi dhe të arrijmë në finale.
Ata ruajnë bazën që u ka dhënë shumë suksese në të kaluarën. Mesfusha, me Casemiro, Kroos dhe Modric, e njohin njëri-tjetrin shumë mirë dhe performanca që kanë dhënë këto vite është shumë e lartë. Benzema dhe Vinicius janë në një nivel superlativ, në nivel goli dhe në nivel loje. Prapa është një skuadër që vendoset mirë, që është rehat pa top dhe ata bazojnë gjithçka në tranzicionet e Vinicius. E njohim mirë, ka një nivel të lartë, por mendoj se mund ta lëndojmë”, ka theksuar Pique. /f.a/abcnews.al