Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për 4 persona të cilët i shkaktuan shtetit një dëm prej 53 milionë lekësh, pasi shmangën detyrimet tatimore.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mashtrimi”, Prokuroria kërkoi burg për Serxho Mahmutaj dhe detyrim paraqitje për shtetasit Zenel Ruzaj, Endi Stafa dhe Panajot Kristo.
Sipas Prokurorisë, këta persona kanë krijuar 3 subjekte tregtare për të kryer importet në favor të tregtarëve të ndryshëm, që këta të fundit ta marrin produktin pa faturë.
Këto shoqëri kanë përfituar duke mos deklaruar xhiron reale, shmangur detyrimet tatimore dhe duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 53 milionë lekë.
Nga hetimet, rezultoi se këto subjekte kanë kryer importe të mallrave të ndryshme, të cilat janë përdorur për rishitje nga subjekti kundrejt pagesës.
Serxho Mahmutaj ka përdorur të dhënat e tre shtetasve Zenel Ruzaj, Endi Stafa dhe Panajot Kristo. me të cilat ka regjistruar këto subjekte dhe ka kryer çdo veprim në emër të tyre./abcnews.al