Arrestimet e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të bashkisë së Tiranës pak javë më parë me urdhër të SPAK, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe korrupsion pasiv, shkaktoi diskutime mes deputetes Jorida Tabaku dhe analistit Mentor Nazarko në studion e emisionit “Real Story” në ABC News.
Tabaku thotë, duke iu referuar njoftimit të SPAK, se tenderat që kanë marrë arrijnë shifrën e 30 milionë lekëve. Më tej, deputetja tha se Erion Veliaj duhet të kishte kërkuar ndjesë dhe të jepte dorëheqjen.
Pjesë nga diskutimi:
Nazarko: Ju thoni se nga 2016 deri më sot është krijuar një skemë që nuk e ka zbuluar askush. Kjo është e çuditshme se KLSH nuk ka qenë i kontrolluar nga qeveria, dhe KLSH nuk është një institucion që jo vetëm nuk kontrollohet nga qeveria por ka operuar me tepri, po të shohësh raportet përfundimtare ata thonë abuzimi është 2 miliardë. Pra, kanë prirje të teprojnë në gjykim. Dhe ju po thoni dëmi është 30 milionë euro, nga e nxirrni.
Tabaku: Njoftimi publik i Prokurorisë Speciale, që tenderat që kanë marrë këto kompani kanë qenë në vlerën e 30 milionë eurove. Është një abuzim me buxhetin e shtetit me kompani që kanë marrë padrejtësisht financa publike. Sikur të hapim unë një kompani dhe të marr unë gjithë punimet e parlamentit. Ka patur shumë raste korrupsioni historia e shtetit 30 vjecar, por një rast të tillë, ku zyrtarët e shtetit hapin kompani me eksperiencë zero me kapital zero, pa asnjë tender në asnjë institucion tjetër, por vetëm te bashkia e Tiranës merren këto tendera, dhe merren pa plotësuar kriteret, unë s’kam dëgjuar asnjëherë. Eshtë ulëritëse edhe rasti i inceneratorit.
Nazarko: Ju e merrni për të mirëqenë një version që është version i prokurorisë, por SPAK nuk thotë se është dëmi i shtetit kaq, por vëllimi i tenderave që kanë përfituar këto kompani është kaq. Version që ka dhënë Bashkia, thotë se shteti apo Bashkia interesi publik në fakt nuk ka humbur sepse kemi zgjedhur ofertën që ka qenë 40% më e lirë se sa cmimi limit. Pra, si njeri i ekonomisë pse merrni për të mirëqenë një hipotezë që është hipoteza e prokurorisë?
Tabaku: Kam bërë një kompromis me veten për të mos i komentuar vendimet e SPAK edhe pse pres shumë, pres akoma për shumë nga cështjet të hapura në hetim. Por simbol të të vërtetës Erion Veliajn nuk e quaj dot. Dhe kur krahasojmë një njoftim të SPAK me c’ka thënë Veliaj, janë vite dritë larg. Të isha si Veliaj së pari do kisha kërkuar ndjesë që ose është budalla ose kaq i përfshirë që po i del për zot. Dhe së dyti, duhet të kishte moral dhe sot duhet të ishte dorëhequr. Kemi patur zyrtarë që vetëm pse janë përmendur, kanë dhënë dorëheqjen, ishte z.Rusmali që vendosi këtë standard në politikë e nuk e ndoqi kush. E kuptoj që është shumë të pres këtë nga Veliaj. Një vit më parë parë tha nuk ka ndodhur, sa jam unë në Bashkinë e Tiranës, kjo s’ka ndodhur kurrë./abcnews.al