Vitet e arta për të luajtur futboll, janë 24-30 vjeç, ose më saktë, kështu konceptohej e mendohej për vite të tëra. Megjithatë, yje të shumtë të futbollit modern na kanë treguar se i madh bëhesh edhe 19 vjeç, si dhe qëndron në majë dhe mbi të 30-at. Ibrahimovic, Cristiano Ronaldo, Iniesta, Cazorla, Chiellini e shumë të tjerë, kanë treguar ritme të larta jo vetëm pas moshës 30 vjeç, por dhe pas 35-ve.
Lojtarë të mëdhenj që historia e futbollit vështirë t’i përsërisë. Me lojtarët që po shkëlqejnë dhe pas moshës 35 vjeçare, mund të ndërtohet dhe një formacion ideal, të cilin do e kishin zili shumë trajnerë. Buffon në portë, Dani Alves në të djathtë, Adriano në krahun tjetër. Dyshja e qendrës: Chiellini e Thiago Silva, luftarakë!
Në mesfushë, magjia dhe klasi i Iniestës, i mbështetur nga fenomenali Santi Cazorla. Kapiteni i Betis, Joaquin, në krahun e djathtë, mesfushor klasik anësor dhe i palodhur. Në krahun tjetër, grinta e Ribery, që po shkëlqen ende me Fiorentinën. Dyshja e sulmit, është e frikshme, premton gola dhe aftësi lideri: Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic. Formacion fantastik!/abcnews.al