Skemë e re subvencionesh për fermerët/ Denaj: Ndërtimi i serrave, stallave dhe akuakultura

schedule12:31 - 18 Shtator, 2024

schedule 12:31 - 18 Shtator, 2024

Fermerët që duan të investojnë në serra ,stalla bagëtish apo akuakulturë do të mbështetn me grante nga buxheti I shtetit.Në mbledhjen e qeverise është miratuar skema  Kombëtare e Investimeve në Ferma aplikimet pë të cilën do të happen në 1 tetor. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj tha se qeveria do të  financoj 50% të investimit në formën e  grantit.

“Fermerët dhe subjektet përfitues të Skemës Kombëtare me 50% të investimit grant, do të jenë në fushën e serrave që sot kanë rritur sipërfaqet në 2 200 ha tokë, nga 1 mijë ha që ishte para 5 vitesh dhe kjo mbështetje do të rrisë investimet në këtë sektor me 250 ha sipërfaqe serra në vit, duke siguruar një produkt cilësor në zinxhirin ushqimor dhe eksporte në 83 tregje elitare”.

Ministrja e Bujqsisë tha se në fokus të kësaj skeme është shtimi i sipërfaqes së mbjellë sidomos me serra.

Skema ka një buxhet, i cili për këtë vit fillon me 500 milion lekë, një buxhet i siguruar nga Akti Normativ i miratuarsë fundmi , por do të vijohet të paguhet edhe përgjatë vitit që vjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!