Skemat e mbështetjes për bujqësinë/ Kreu i Këshillit të Agrobiznesit: Fermerët e bashkuar kanë më shumë përparësi

schedule14:28 - 30 Shtator, 2024

schedule 14:28 - 30 Shtator, 2024

Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit foli për skemën e mbështetjes për bujqësinë. Në emisionin “Money Report”, në ABC News Rrapaj sqaroi se fermerët e bashkuar kanë më shumë përparësi.

Gjithashtu theksoi se fondet e qeverisë do të vijojnë të disbursohen edhe vitin e ardhshëm.

“Në skemën e re do të financohet 30% parapagim në momentin që lidhet kontrata me përfituesin. Po ashtu kjo skemë do të shtrihet edhe për vitin tjetër. Unë u bëj thirrje fermerëve që të aplikojnë sa më shpejt të jetë e mundur. E ritheksoj se qeveria ka premtuar se do të ketë edhe një skemë tjetër edhe me sektorë të tjerë dhe veçanërisht sektorë që lidhen me zona malore. Skema që është në proces tani do të bëhet online dhe kjo është një tjetër lehtësi. Pra kjo do të shtrihet edhe në periudhën e vitit në vijim. Kryeministri ka thënë se do të ketë edhe një skemë tjetër në mbështetje të bujqësisë”, tha ai.

Gjatë intervistës në studio ai u ndal edhe tek katër faktorë të rëndësishëm për bujqësisë; “Iniciativa për kooperimin siç po i mbështet skema kombëtare edhe banka duhet të ndjekin të njëjtin politikë që kooperimi të zërë vendin e duhur. Gjithashtu duhet mbështetur mekanizimi, inovacioni dhe digjitalizimi. Shpresojmë që edhe bankat të mbështesin këtë proces mekanizimit. Pikë tjetër me rëndësi është që sektori publik duhet të rrisë buxhetin përmes akteve normative.

Më tej shtoi se shumë fermerë janë të paformalizuar, duke shtuar se duhet të lidhen më shumë kontrata për të përfituar kredi.

“Fermerët duhet të kenë orientim të tregut. Ne kemi një numër fermerësh që mbjellin për konsumin e tyre dhe ju mbetet një sasi për treg por është e vogël. Bujqësia shqiptare mund të bëhet konkurruese nëse do të rrisë mekanizimin në vjelje që është më i ulëti në rajon, të rrisë financimin dhe t’i krahasojë me rajonin në tërësi dhe të përmirësojë legjislacionin dhe ta përafrojë atë me Bashkimin Europian”, u shpreh ai.

/abcnews.al/