SKEMA/ Pranga të riut në Elbasan, zhvaste para nga pronarë subjektesh

schedule10:41 - 7 Gusht, 2024

schedule 10:41 - 7 Gusht, 2024

Një 21-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Elbasan.

I riu dyshohet se ka përfituar shuma parash duke mashtruar pronarët e dy subjekteve tregtare dhe përdori një shtetas të mitur për të marrë paratë.

Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçari kryente mashtrime përmes celularit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien përpara përgjegjësise penale të autorëve, kanë goditur një rast tëmashtrimit për të përfituar para.

Për këtë rast, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh, u kap dhe u ndalua me iniciativë shtetasi 21 vjeç, banues në Gramsh.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka përfituar shuma parash duke mashtruar nëpërmjet celularit, pronarët e 2 subjekteve tregtare, në qytetin e Gramshit, dhe ka përdorur një shtetas të mitur, për të marrë paratë e përfituara me anë të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shtytja e të miturit në krim””, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!