Skema kombëtare për fermerët/ Balluku: Vendoret, lehtësi fermerëve për dokumentat

schedule16:10 - 24 Tetor, 2024

schedule 16:10 - 24 Tetor, 2024

Fermerët në të gjithë vendin kanë afat deri në datën 9 nëntor që të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare bujqësisë. Zv.kryeministrja, Belinda Balluku e shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj prezantuan nismën në Lushnje. Zv.kryeministrja i kërkoi kryebashkiakëve që të ndihmojnë fermerët në kohë reale me dokumentat që i duhen për të aplikuar.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj theksoi se sfidë mbetet që eksportet bujqësore të arrijnë në 1 mld dollarë deri në vitin 2030.

Në dispozicion nga buxheti i shtetit janë vendosur 5 milion euro të cilat do të mbështesin investime në sera, rrjeta antibreshër, mekanikë e akuakulturë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!