Skema kombëtare e bujqësisë/ Aplikimet për fermerët hapen më 14 prill

schedule14:18 - 9 Prill, 2025

schedule 14:18 - 9 Prill, 2025

Fermerët që duan të përfitojnë subvencione nga shteti mund të bëjnë aplikim online duke nisur nga dita e hënë përmes portalit e-Albania.

Ministria për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka informuar  se thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2025 hapet më 14 prill dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 maj.

Skema përfshin 8 masa mbështetës.Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të gjedhëve,financim për tufën bazë të matrikulluar të të imtave,mbarështim i bletarisë,subvencion për fara e fidanë dhe për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike.

Fermerët që kanë paqartësi, mund të drejtoheni pranë Agropikave dhe zyrave rajonale të, ku specialistët  do ti asistojnë gjatë gjithë procesit të aplikimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!