Skema e vjedhjes së naftës, arrestohen 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol”

schedule15:02 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 15:02 - 8 Dhjetor, 2021

FIER– 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol” janë arrestuar për shpërdorim detyre. Në pranga kanë rënë  Arjan Kallashi 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol; Selami Rustemi 54 vjeç, banues në Fier, përgjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit; Dilaver Idrizaj 56 vjeç, banues në Fier dhe Dashamir Merkaj, 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task-forcës në Alpetrol. Ata dyshohet se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbajtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Y. S., me detyrë Drejtor i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas në datë 07.12.2021 kanë vepruar në kundërshtim me urdhërin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit“, raporton policia.

Lexo edhe: Skema e vjedhjes së naftës bruto, shoferët në polici, rrengu që bënë me pompimin e ujit

Materialet do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!