Shqipëria po përballët me ndryshime të forta klimatikee kohët e fundit si përmbytjet apo zjarret duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.
Nisuar nga këto problematika ministria e bujqësisë po vijon diskutimet me Turqinë për të zbatuar Planin Veprimit që buron nga Deklarata e përbashkët për skemat e sigurimeve bujqësore dhe mbi mundësitë për mbështetje teknike në fushat e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së bimëve mjekësore, ku pala turke shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin teknik e institucional.
Ministri i Bujqësië Andis Salla ka bërë me dije se po vijon puna për të hartuar këtë skemë për sigurimet në sektorin bujqësor duke marë si shembull modelin turk.
Ndërkohë që Pala turke, sipas ministrit, ka shprehur gatishmëri për të forcuar bashkëpunimin teknik dhe institucional, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe zbatimin e praktikave të suksesshme në sektorin bujqësor.
Aktualist Shqipëria ka një draft për sigurimin e banesave nga tërmeti i cili është në konsultim publik.Ende nuk dihen tarifat të cilat do të miratohen në një moment të dytë me vendim qeverie. Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti.
Ky fond krijohet si person juridik publik, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, ku Autoriteti Publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të Fondit, është ministria përgjegjëse për financat. /abcnews.al

