Skema e ndihmës ekonomike/ Xhafaj: Sistemi i ri refuzon, nuk përjashton

schedule20:18 - 23 Shkurt, 2018

schedule 20:18 - 23 Shkurt, 2018

Duke marrë parasysh debatin që u zhvillua në Kuvend për heqjen nga ndihma ekonomike të 20 mijë familjeve, e ftuar në “Byro Politike”, drejtoresha e pergjithshme e politikave sociale në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Merita Xhafaj, tha se sot ekziston një sistem elektronik për ndihmën ekonomike, ndryshe nga e shkuara.

“Nëse më parë kishte një regjistër manual, sot kemi një sistem elektronik të ndihmës ekonomike. Kur paraqitej një dosje me një sërë dokumentesh listat miratoheshin në mënyrë manuale në këshillet bashkiake. Në atë kohë ka pasur dhe anëtrë të këshillave me ndihmë ekonomike”, tha ajo.

Më tej, Xhafaj shtoi se sistemi i ri nuk flet për përjashtim, por për refuzim.

Merita Xhafaj: “Nuk mund të flitet për përjashtim. Këtu është refuzim i sistemit. Skema nuk ka kritere përjashtuese”.

Juli Xhakoxhi: Pse janë hequr 20 mijë familje nga skema ekonomike?

Merita Xhafaj: “Nuk janë hequr janë refuzuar nga sistemi. 20 mijë aplikantë që janë refuzuar nga sistemi, 70 për qind e tyre, sipas sistemit kanë qenë në moshë pune, nga mosha 24 deri në 45. Ka nga ata që ka qenë abuzues me ndihmën ekonomike, ndërkohë ka edhe nga ata që nuk kanë ditur në mënyrën e të aplikuarit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!