Skema e kompensimit për fermerët, eksperti fiskal: E papërgjegjshme

schedule22:05 - 20 Mars, 2019

schedule 22:05 - 20 Mars, 2019

Fermerë dhe grumbullues të qumështit protestuan këtë të mërkurë në Lushnje. Për këtë çështje u diskutua edhe në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhakoxhi.   Por gjatë diskutimit ka pasur një debat mes ekspertit fiskal Eduard Sharka dhe drejtorit të politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera.

Ky i fundit ka mbrojtur skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, ndërsa Sharka është shprehur se fermerët nuk kanë përfituar nga kjo skemë kompensimi. Ai e konsideroi skemën e kompensimit si antikushtetese dhe të papërgjegjshme.

Niko Lera: Hoqëm TVSH-në e imputeve dhe sërish pavarësisht se u hoq TVSH e imputeve lamë 6% kompensim sepse ka impute që fermeri nuk i rimburson dot. Siç është karburanti. Sepse çdo llogaritje edhe në nivel evropian, pesha që zë prodhimi bujqësor dhe imputet është 6% kjo është bërë me studime. Është një arsye e frtë që nuk kemi indicie të plota dhe nuk kemi indicie të besueshme që të verifikojnë, certifikojnë që 20% subvencion për fermerin të ketë shkuar për të.

Eduard Sharka: Fermerët nuk kanë marrë asnjë lek kompensim.

Niko Lera: Atëherë pse ne duhet të ruajmë një skemë që është e dedikuar për fermerët?

Eduard Sharka: Sepse ti nuk ke bërë detyrën. Ke bërë skemë antikushtetuese, është skemë idiote, është skemë e papërgjegjshme.

Niko Lera: Si mund të flasësh në këtë gjuhë kur këto skema i baton e gjithë bota. Kjo është pa kuptim kjo që thua.

Eduard Sharka: Dëgjoje kuptimin. Kjo skemë nuk ka funksionuar asnjë ditë dhe nuk ka për të funksionuar. Sepse nuk mund te urdhërosh ti një operator në treg, të kreditojë një operator tjetër që është fermeri pa asnjë interes. Tani pretendon që nga një operator në treg i thua kredito një operator tjetër pa interes edhe merrja konsumatorit.

Niko Lera: Po pse nuk e keni thënë këtë që në vitin 2014?

Eduard Sharka: Deri në 2014-n nuk e kemi ndjerë sepse ka qenë informale.

Ndërkohë protesta e fermerëve këtë të mërkurë u bë kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për fermerin, nga 20 në 6 përqind, pasi këto ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cenuar sigurinë ushqimore sipas tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!