Skema e ilaçeve kontrabandë, gjykata vendos arrest shtëpie, avokatët: Nuk janë kriminelë

schedule11:39 - 11 Tetor, 2021

schedule 11:39 - 11 Tetor, 2021

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 6 të arrestuarit nga skema e zbuluar pak ditë më parë në Tiranë për kontrabandë ilaçesh. Por ndryshe kanë vendosur togat e zeza, duke i lënë të gjithë arrest shtëpie.

Avokatët e të arrestuarve kanë deklaruar gjatë seancës se ata nuk janë kriminelë.  “Ata nuk janë kriminelë. Nuk është koha për të arrestuar staf mjekësor. Kanë siguruar ilaçe në një kohë pandemie kur njerëzit nuk mund t’i gjenin dot”, mësohet të jetë shprehur ai.

Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se gjatë hetimeve 10 mujore, oficerët e policisë kanë kryer blerje të stimuluara në këto biznese, duke dokumentuar edhe aktivitetin e kundraligjshëm të shitjeve dhe tregtimit të ilaçeve kontrabandë.

TË AKUZUARIT
Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie
Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie
Margarita Xhaxhiu 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë
Jani Papuli 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu
Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie
Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!